Kombëtarja shqiptare ditën e djeshme ka nisur zyrtarisht përgatitjet për duelin me Çekinë, takim që do të ditën e premte në orën 20:45 në “Epet Arena”. Një sfidë shumë e rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve në Nations League.
Sylvinho nuk do të ketë të gatshëm Berat Gjimshitin, i cili për shkak dëmtimi nuk ka mundur t’i bashkohet skuadrës. Kështu vendin e tij me shumë gjasa do të mund ta zërë Ardian Ismajli, i cili po bën një sezon të mirë me Empolin në Serie A.
Ndërkohë në portë si gjithmonë do të jetë Strakosha, ndërsa 4-shja e mbrojtjes do të plotëoshet me Hysajn dhe Mitajn nga krahuët. Në mesfushë nuk pritet të ketë ndryshime, ku do të rreshtohen Ramadani-Asllani-Laçi, ndërsa para tyre do të vendoset Bajrami-Asani dhe në majën e sulmit do të vendoset Mirlind Daku.
Formacioni i mundshëm ndaj Çekisë: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Daku. Trajner: Sylvinho