Kombëtarja shqiptare ka nisur ditën e sotme përgatitjet për dy ndeshjet e nëntorit të Nations League. Kuqezinjtë po punojnë për të marrë më të mirën nga ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën.
Ndërkohë që Sylvinho duket se nuk ka harruar as lojtarët e Superiores apo Kategorisë së Parë. Në listën zyrtare vetëm Andi Hadroj është lojtar i kampionatit shqiptar, por në stërvitjen e sotme, trajneri brazilian ka ftuar dhe 11 të tillë.
Nga lojtarët e Dinamos, Tiranës dhe Teutës në Superiore e deri te ato të Kategorisë së Parë me futbollistë të ekipeve si Apolonia dhe Vora. Sylvinho po i shikon nga afër, duke iu dhënë dhe mundësinë të stërviten me pjesën tjetër të Kombëtares.
Dinamo: Oresti Histo, Jordi Celkupa, Kevin Meçe.
Apolonia: Xhovalin Trifoni.
Tirana: Hajrulla Tola.
Teuta: Sandër Kalaj, Renaldo Torraj, Devit Demirçani.
Vora: Okseold Sefa, Segerso Geci, Dijar Nikqi.