Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda ka folur në prag të ndeshjes që do të luajnë në transfertë përballë Rumanisë. Tekniku gjerman flet për mungesat dhe vështirësitë që do të sjellin, teksa thekson se nëse duan vendin e parë në grup, kjo ndeshje duhet fituar.
“Duke pasur parasysh mungesat që i kemi do të detyrohemi të bëjmë disa ndryshime qoftë taktike, qoftë mënyrës së si do t’i qasemi kundërshtarët, pasi kjo është e kuptueshme për shkak të mungesave që kemi.
Ndërsa sa i për ketë aspektit se a jemi këtu për të fituar, natyrisht se do të futemi në fushë për t’i marrë pikët e plota.
Është e rëndësishme që të paraqitemi mirë edhe si skuadër, të jemi më agresiv, të jemi në zotërim të topit, kur nuk e kemi, të tentojmë ta kemi sa më shpejt.
Kemi 90 minuta për të arritur fitoren, nuk do të thotë që në sekondat e parë do të synojmë të marrin fitoren.
Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta fitojmë këtë ndeshje.
Detyra ime është ta përgatiti ekipin, vitin e kaluar nuk kam qenë trajner por kemi parë respeket nga ekipet kombëtare edhe në kampionatin evropian, andaj pres respekt edhe nesër nga Rumania”, është shprehur Foda.
Kujtojmë që ndeshja Rumani – Kosovë do të zhvillohet këtë të premte në stadiumin “Arena Nationala” të Bukureshtit. Kjo sfidë e vlefshme për raundin e 5-të të Nations League nis në orën 20:45.