“Nuk kam frikë nga asnjë ekip në botë”! Asani për shortin e Botërorit: Më pëlqejnë Kombëtaret e forta

Date:

- Advertisement -

Jasir Asani ka rikujtuar momentet e kaluara me Kombëtaren në EURO 2024. I ftuar në “Soccer Talk Podcast” të Skënder Gegës, lojtari i Shqipërisë ka thënë se me pak fat ekipi mund ta kalonte grupin në Europian. Sa i përket ndeshjes dhe lojtarit më të vështirë me të cilin u përball, Asani veçoi Italinë dhe Dimarkon. I pyetur nga Skënder Gega për faktin se në shortin për eleminatoret e Kampionatit Botëror rrezikojnë të përplasen me Kombëtare të mëdha, Jasir Asani ka deklaruar se i pëlqen më tepër të përballet me ekipe të forta.

“Europiani ka qenë një ëndërr, sepse luanim me 3 ndër Kombëtaret më të forta. Nuk mund ta paramendosh asnjëherë që një ditë do të luash në Europian me tre nga Kombëtaret më të forta. Kënaqësia më e madhe ishte kur pamë 55 mijë tifozë shqiptarë në stadium në Dortmund. Ishte kryevepër. Me pak fat mund të kishim dalë nga grupi.

Përshtypjen më të madhe ma ka dhënë Italia. Mbrojtësi i majtë i tyre ishte shumë i fortë. Dimarko ka qenë mbrojtësi i vështirë. Nuk ke se si ta driblosh. Unë kisha probleme me klubin dhe nuk kisha luajtur për gati 5 muaj. Nuk isha në formën time më të mirë. Por nuk kam frikë nga asnjë lojtar në botë. Nuk kam emocione. Nëse është më i mirë se unë, në fund i jap dorën. Mund të kemi ekipe të forta në eleminatoret e Botërorit? Unë kam gjithmonë qejf Kombëtaret e forta. Nuk kam frikë nga asnjë ekip në botë”, është shprehur Jasir Asani./Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Dibrani Laçi shënon nga goditja e dënimit, Rrahmani shënon jep asist në fitoren e Spartës së Pragës

Sparta e Pragës ka mposhtur sot Karvinën me rezultatin...

Fero publikon fotografi të Arbenita Ismajlit me një mashkull në Dubai

Po vazhdojnë problemet në mes të ish-çiftit, Feronit Shabani...

Ndalohet “Mora Fjalë” në stadiumin “Air Albania”, reagon Shkurte Fejza: Ka qenë një injorim

Këngëtarja Shkurte Fejza ka shprehur indinjatën e saj lidhur...