Arsenali bën një hap mbrapa, Arteta telefonon Xhakën dhe i “lutet” të qëndrojë në Londër

Date:

- Advertisement -

Granit Xhaka në fund të sezonit u përshëndet me tifozët e Arsenalit, pasi largimi i tij mund të quhej fakt i kryer. Megjithatë, duket se në ditët e fundit situata ka ndryshuar 180 gradë. Trajneri Mikel Arteta ka reflektuar dhe ka ndryshuar mendje në lidhje me planin e tij mbi Xhakën.

Mediat angleze raportojnë se trajneri i Arsenalit ka telefonuar Granitin dhe i ka kërkuar që të respektojë kontratën me Arsenalin dhe të qëndrojë edhe në sezonin e ardhshëm me ekipin e “Topçinjve”. Për Xhakën interesohet Bayer Leverkusen, por në një moment u shfaq edhe Bayern Munchen.

Tashmë situata ka ndryshuar dhe Xhaka mund të qëndrojë në Londër, aty ku ka kaluar disa vite me ulje-ngritje, por gjithnjë është konsideruar një luftëtar dhe një lider në fushën e lojës. Arsenal nuk mund ta gjejë një zëvendësues për të dhe është vendosur që Xhakës t’i kërkohet të qëndrojë.

I ardhur që nga viti 2016, Xhaka ka edhe një vit kontratë, me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër në varësi të klubit. As ardhja e mundshme e Declan Rice nuk do e mbulonte hapësirën e lënë bosh nga Xhaka, sepse ylli i Zvicrës mund të shkëlqejë edhe në rolin e lënë bosh nga Thomas Partey.

Xhaka ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me të ardhmen e tij, por në këtë rast Arsenali mund ta bllokojë edhe duke refuzuar ofertat që mbërrijnë në drejtim të tij. Aktualisht mesfushori po shijon pushimet dhe pas rikthimit në javën e parë të korrikut, ai do të qartësojë të ardhmen.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Arben Derhemi divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon aktori

Një tjetër lajm divorci ka marrë “dhenë” së fundmi. Sipas...