Të përfshirë në grup kriminal, Breçani dhe shefi i Krimeve u arrestuan te stadiumi “Air Albania”

Date:

- Advertisement -

Mbrëmjen e së hënës, SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste për një grup të struktuar kriminal. Mes të arrestuarve është edhe Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani i shpallur në kërkim, të cilët akuzohen për pastrim parash, përkrahje të autorit të krimit dhe grup kriminal.

Por jo vetëm kaq, pasi në pranga ka përfunduar edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se ndaj janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje.

Kanë qenë komunikimet në aplikacionin SKY-ECC ato që kanë fundosur grupin kriminal dhe arrestimet e tyre. Breçani dhe Gjoni janë arrestuar mbrëmjen e kaluar, në hyrje të stadiumit “Air Albania” ku do shihnin ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related