Në dosjen dhjetëra faqesh të SPAK për grupin e kokainës ku është i përfshirë Ervin Mata, djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe disa emra të tjerë të botës së krimit, është zbuluar edhe një bisedë midis Eralbit dhe anëtarëve të grupit kriminal.
Në këtë bisedë, djali i ish-zyrtarit të policisë u jep porositë e të atit anëtarëve të grupit që të mos komunikojnë në telefona pasi po zbërtheheshin bisedat në SKY Ecc. Ai iu dërgon të falat e babait anëtarëve të bandës dhe lutet që nëse kapen nga policia të bien në një sektor në burg që të bëjnë muhabet.
Bisedat mes tyre
Ismail Zeneli: Na merr 25% për kuti. T’i kemi gjërat e qarta, marshallah mos e ngacmoni polin.
*D****P*, i paidentifikuar: Dajë nga Brazili nuk është sy, është pasqyrë, te muri në fund, dopio mur.
Eralbi Breçani: Lek sa të doni, ju jep boli…po ha drekë me babën jam, ju bën të fala.
Besmir Murati: Të fala bëji
Eralbi Breçani: Të fala paçi, po më jep instruksione si të ruhemi, hiqni telefonat thotë, po hapen ‘sky’.
*D****P*, : Ka të drejtë. Për zotin gjëja e parë që kam mëndu kur është kap puna është ‘sky’.
Eralbi Breçani: Plaku më ka thënë para 2 javësh. Kanë ardhur dosje në Shqipëri për disa persona, edhe shqiptarë nga vendet latine, Europa dhe Anglia shumë. Po hetohen shumë persona dhe vetëm për këto ‘sky’ për Zotin. Ishalla biem në një sektor të gjithë bashkë bëjmë muhabet.
*D****P*: O plak thuji babit shihe njëherë atë emrin tim
Ismail Zeneli: Të gjithë po punojmë me ‘sky’, nuk po dijmë gjë.