Skandal! Për të qenë në Kombëtaren e Bosnjës duhen 20.000 euro

Date:

- Advertisement -

Gazetari polak Pitor Slonka ka bërë një deklaratë ‘bombë’ lidhur me kombëtaren e Bosnjë Hercegovinës, që së fundmi do të luajë kundër Ukrainës në kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024. Ai deklaron se futbollistët paguajnë për të performuar në kombëtare.

“Kam parë grupin që përfshinte Sllovakinë. Bosnje dhe Hercegovinën është një kombëtare shumë e dobët. Një nga lojtarët e tyre më tha se janë në një krizë të madhe. Në kombëtare luan normalisht vetëm Xheko dhe të tjerët duhet të paguajnë 20 mijë euro e më shumë për të luajtur. Lojtarët mendojnë se nëse kanë paguar, nuk duhet të bëjnë asgjë tjetër”, zbulon gazetari polak .

Në fakt, deklaratat e gazetarit përbëjnë akuza të rënda dhe duhen provuar me fakte, teksa pritet një reagim nga Federata e Futbollit të Bosnjë-Hercegovinës.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related