Taulant Seferi është në një formë fantastike. Sulmuesi i Shqipërisë nuk po bën mirë vetëm te Kombëtarja, por edhe te ekipi i tij. Seferi arriti që t’i jepte një fitore të madhe në transfertë Baniyas me shifrat 0-1.
Skuadra e tij po luante në transfertë kundër Hatta dhe në minutën e 60 ngelën me 10 lojtarë pasi u ndëshkua me karton të kuq Al Hammadi. Por Taulant Seferi u kthye në hero teksa në aksionin e fundit përpara mbylljes së takimit, arriti të shënonte dhe zgjodhi që të festonte me shqiponjë.
في الوقت القاتل وبعشرة لاعبين.. بني ياس يسجل هدف الفوز بالدقيقة 94
سيفيري يتوغل ويسجل هدف المباراة#حتا_بني_ياس | #دوري_أدنوك_للمحترفين pic.twitter.com/Pa0QKgI8qx— قناة أبوظبي الرياضية (@ADSportsTV) November 25, 2023