Daily Mail i ka kushtuar një tjetër artikull qytetit të Kukësit dhe fenomenit të ikjes së të rinjve nga qyteti drejt Anglisë.
Shkrimi i prestigjozes britanike nis kështu: Adoleshentët në një nga zonat më të privuara të Shqipërisë nuk kanë hequr dorë nga ëndrrat e tyre për të emigruar në Britani, pavarësisht se taksapaguesit në Mbretërinë e Bashkuar financojnë një program prej 8.milionë dollarë për t’i inkurajuar që të qëndrojnë në shtëpi.
Paratë janë caktuar së fundmi nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për t’u shpenzuar për krijimin e vendeve të punës dhe skemat komunitare në qarkun e Kukësit, ky kryebashkiaku i Kukësit ka nisur një fushatë për të bindur qytetarët që kanë emigruar të kthehen në vendin e tyre.
Emigrimi masiv ka bërë që qyteti i Kukësit dhe fshatrat malorë përreth tij të etiketohen si “vendet fantazmë” pasi shumë prej të rinjve dhe familjarët e tyre janë larguar drejt Anglisë, duke lënë mbrapa vetëm gjyshërit, të moshuarit. Rajoni në Shqipërinë verilindore pranë kufirit me Kosovën ka përqindjen më të lartë të popullsisë që jeton ilegalisht në MB ose kërkon azil, krahasuar me çdo zonë tjetër të vendit.
Ndër të tjera në artikull shkruhet se “MailOnline” ka zbuluar se shumë adoleshentë janë skeptikë lidhur me të ardhmen në vendin e tyre dhe prandaj duan të shkojnë në Britani sa më shpejt që të mundem, pasi aty besojnë se do të gjejnë lehtësisht punë si dhe do të kenë më tepër të ardhura monetare.
Në këtë shkrim prestigjozja britanike ka marrë dhe rastin e një 15-vjeçari të quajtur Dardan. Teksa po konsumonte një kafe në Kukës, adoleshenti i tha gazetarit të Daily Mail se sapo të përfundojë shkollën e mesmë në korrik do të largohet drejt Britanisë.
Rama në Këshillin e Atlantikut: Njohja e Kosovës është domosdoshmëri
Italia sekuestron miliona euro pasuri të 44-vjeçarit shqiptar: I ka vënë me aktivitet kriminal (EMRI)
“Amaneti i fundit”, Juljan Deda zbulon porosinë që i madhi Zef Deda i la familjes para se të mbyllte sytë përgjithmonë
Rrufeja vret 24 persona në Indi
“Kukësi fantazmë”, Daily Mail artikull qytetit verilindor: Të rinjtë duan Anglinë
SPAK sekuestroi pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka, lihet në fuqi vendimi
Stoltenberg: Po shqyrtojmë praninë e përhershme të ushtarëve në Kosovë
Shigjetari protagonisti i periudhës, Peshqit në një lidhje të re, çfarë sjell java për 12 shenjat e Horoskopit
Smartfoni u “bën gropën” dy hajdutëve shqiptarë në Zvicër
“Donte të më çonte në magazinë”, dëshmia tronditëse e 19-vjeçares që u ngacmua nga Gjoklaj: Më kapi te kyçi dhe më goditi
VIDEO/ Momenti tronditës kur dallgët e detit “gëlltisin” anijen në Lesvos
Thriller me vdekjen e 28-vjeçarit shqiptar në Greqi, u gjet me duar të lidhura i varur në pemë. Kishte shkuar të bisedonte me ish-bashkëshorten kur u zhduk
“Kukësi fantazmë”, Daily Mail artikull qytetit verilindor: Të rinjtë duan Anglinë
Daily Mail i ka kushtuar një tjetër artikull qytetit të Kukësit dhe fenomenit të ikjes së të rinjve nga qyteti drejt Anglisë.
Shkrimi i prestigjozes britanike nis kështu: Adoleshentët në një nga zonat më të privuara të Shqipërisë nuk kanë hequr dorë nga ëndrrat e tyre për të emigruar në Britani, pavarësisht se taksapaguesit në Mbretërinë e Bashkuar financojnë një program prej 8.milionë dollarë për t’i inkurajuar që të qëndrojnë në shtëpi.
Paratë janë caktuar së fundmi nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për t’u shpenzuar për krijimin e vendeve të punës dhe skemat komunitare në qarkun e Kukësit, ky kryebashkiaku i Kukësit ka nisur një fushatë për të bindur qytetarët që kanë emigruar të kthehen në vendin e tyre.
Emigrimi masiv ka bërë që qyteti i Kukësit dhe fshatrat malorë përreth tij të etiketohen si “vendet fantazmë” pasi shumë prej të rinjve dhe familjarët e tyre janë larguar drejt Anglisë, duke lënë mbrapa vetëm gjyshërit, të moshuarit. Rajoni në Shqipërinë verilindore pranë kufirit me Kosovën ka përqindjen më të lartë të popullsisë që jeton ilegalisht në MB ose kërkon azil, krahasuar me çdo zonë tjetër të vendit.
Ndër të tjera në artikull shkruhet se “MailOnline” ka zbuluar se shumë adoleshentë janë skeptikë lidhur me të ardhmen në vendin e tyre dhe prandaj duan të shkojnë në Britani sa më shpejt që të mundem, pasi aty besojnë se do të gjejnë lehtësisht punë si dhe do të kenë më tepër të ardhura monetare.
Në këtë shkrim prestigjozja britanike ka marrë dhe rastin e një 15-vjeçari të quajtur Dardan. Teksa po konsumonte një kafe në Kukës, adoleshenti i tha gazetarit të Daily Mail se sapo të përfundojë shkollën e mesmë në korrik do të largohet drejt Britanisë.
“Në Shqipëri nuk kemi punë apo vend pune. Është një vend i varfër. Unë thjesht dua të shkoj në Angli sepse e di gjuhën. Unë kam anëtarë të familjes nga ana e nënës dhe babait, të cilët tashmë janë atje. Ndoshta do të arrij atje me një kamion ose me varkë. Do të më kushtojë mijëra euro, por mund t’i marr paratë hua dhe t’i kthej duke punuar. Dua të punoj në Angli si elektricist. Unë e kam mësuar zanatin nga xhaxhai im elektricist”, ka thënë i riu, teksa më tej ka theksuar se njëjtë si ai edhe miqtë mendojnë që të largohen nga Kukësi pasi nuk shohin të ardhme më qytetin e tye.
“Nëse më duhet të kërkoj azil, do t’u them se kam një shtëpi shumë të vjetër, prindërit e mi nuk punojnë dhe kam një vëlla të sëmurë. Nëse më kthejnë, do të provoj përsëri. Nuk dua të dëgjoj njerëzit që përpiqen të më bëjnë të qëndroj. Unë thjesht dua të shkoj”, ka thënë më tepër i riu me vendosmëri.
Ndërsa, një tjetër i ri, po 17 vjeç, u shpreh se ishte i përgatitur të merrej me njerëz të kontrabanduar në Mbretërinë e Bashkuar nëse nuk do të mund të gjente punë pasi të përfundonte një kurs 3-vjeçar për t’u bërë mekanik automjetesh në një shkollë profesionale.
“Prindërit e mi nuk duan që unë të shkoj, por nuk do të kem zgjidhje nëse nuk gjej punë. Shanset e mia për të gjetur punë këtu janë vetëm 50/50 sepse ekonomia nuk është e mirë. Rreth 80 për qind e njerëzve që përfundojnë shkollën këtu mbeten të papunë. Nëse është e mundur, do të përpiqem të aplikoj për një vizë për të shkuar legalisht në MB, por mund të më duhet të paguaj për të hipur në një kamion. Unë kam të afërm në Angli dhe e di që do të gjej punë atje”, tha ai.
Shifrat zyrtare tregojnë se numri i shqiptarëve që kërkonin azil në Britaninë e Madhe u rrit në afro 16,000 vitin e kaluar, më shumë se numri i përgjithshëm për pjesën tjetër të Evropës. Shumë prej tyre mbërrijnë në Angli përmes varkave të vogla.