Shqipëria feston këtë të martë 111-vjetorin e Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.
Presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit do të bëjnë ngritjen ceremoniale të flamurit në orën 10:00 në Vlorë.
Por ashtu si çdo vit, këtë ditë të shënuar e festojnë edhe shqiptarët e Kosovës, të cilët me flamuj kombëtarë e këngë patriotike, janë nisur nga Kosova drejt Vlorës
Për qytetarët e Kosovës kjo ditë mbetet e shenjtë për shqiptarët të cilët kanë luftuar ndër shekuj e derdhur gjak për liri e pavaresi
Mëngjesi i sotëm pati fluks të lartë qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqiperisë, një pjesë e të cilëve edhe të organizuar për të kremtuar 111 vjetorin e Pavarësisë, duke sfiduar kështu edhe kushtet atmosferike, ku termometri prej disa ditësh shënon temperatura të ulta.