A do të marrë dhe Zhegrovën me vete? Milani zyrtarizon trajnerin e ri, Fonseka që e kishte shqiptarin si… “thesar”

Date:

- Advertisement -

Milani ka zyrtarizuar trajnerin e ri pas mbylljes së bashkëpunimit me Piolin. Kuqezinjtë kanë zgjedhur Fonsekën, njeriun që ka drejtuar Romën më parë në Serinë A.

Aventura e tij e fundit ishte te Lille. Atje Fonseka ka drejtuar edhe Edon Zhegrovën, teksa ky i fundit ishte ylli i ekipit francez. Pas këtij kalimi, nuk përjashtohet mundësia që Zhegrova të kalojë te Milani.

Menaxheri kryesor i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur për trajnerin e ri Paulo Fonseka si dhe për lojtarët që do të qëndrojnë në klub. Ai gjithashtu është ndalur tek Zirkze duke u shprehur që është është lojtar i mirë por nuk mund të krahasohet me atë vetë.

Paulo Fonseka-“Dua të falënderoj Piolin për atë që ka bërë në Milano, në emër të klubit dhe nga ana ime personalisht. Trajneri i ri do të jetë Paulo Fonseka. Kemi studiuar mirë, kemi përcaktojmë kriteret se çfarë kërkojmë dhe çfarë duam ne kemi zgjedhur për të sjellë identitetin e tij te lojtarët që kemi, për mënyrën sesi duam të luajë skuadra, me një lojë dominuese dhe sulmuese me gjithë respektin e duhur për Piolin. Ne donim t’u sillnim lojtarëve diçka të re se si ai stërvit, si përgatit ndeshjet. Ne duam të sjellim diçka të re edhe në San Siro, pas 5 vitesh ne kemi shumë besim dhe besojmë në të.”

Pse nuk menduat për një trajner italian?
“Konte? Për atë që ne kërkonim, emri i Kontes nuk doli. Kjo varet nga materiali që keni. Për ne, më e mira për atë që kemi dhe për identitetin që duam të sjellim është Paulo Fonseka. Ishte e rëndësishme që ne të marrim një trajner që ishte i mirë për ekipin që kemi. Ata janë në listën që po shikojmë, por jo sot…”

Sa larg jeni në Zirkze?
“Pas largimit të Zhiru, është Jovic, por një vend mungon. Ne po kërkojmë sulmuesin. Zirkze është i fortë, nuk është sekret, ai ka potencial dhe ka pasur një sezon të mrekullueshëm. Ajo që po ndodh është realitet. Nuk më pëlqen të krahasoj një lojtar me mua, ai është nga shkolla hollandeze, unë isha Ibra”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Flet Eni Çobani! Si e njoh unë familjen Berisha

Pak njerëz e dinë se Argita Berisha ka qenë...

Xhovana Nikolli reagon sërish pas vdekjes së fqinjit: Shteti i le kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu

Vdekja e 29-vjeçarit Enea Thomaraj ka tronditur opinionin publik,...

Sefedin Braho, “shigjeta” shqiptare që refuzoi një milion dollarë nga Sëlltiku

Nga UVIL ZAJMI I datëlindjes 1953, me një kar rierë...

Bie çmimi i drithërave, fermerët e Fierit: Kemi fituar me rrushin, por humbëm me grurin e misrin

Fermerët në Libofshë kultivojnë dhe vjelin rrush pothuajse gjatë...