Amir Rrahmani: Kur u pranua Kosova në UEFA dhe FIFA, Xhaka, Shaqiri dhe Behrami mund të vinin te ne, por ata zgjodhën Zvicrën

Date:

- Advertisement -

Amir Rrahmani ishte pjesë e emisionit “Drive and Talk” që është realizuar në faqen zyrtare të klubit të Napolit. Mbrojtësi i ekipit italian u ka folur edhe sa i përket historisë së Shqipërisë, Kosovës, por edhe lojtarëve shqiptarë të Zvicrës. Rrahmani ka treguar se kur Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA, lojtarë si Xhaka dhe Shaqiri kishin mundësinë për të shkuar te Kosova si një shtet i ri, si një Kombëtare e re, por ata zgjodhën që të qëndronin te Zvicra.

“Unë isha gjithmonë i thirrur nga Shqipëria, por në stol sepse isha i vogël dhe kisha disa mbrojtës të mirë përpara meje, shumë të mirë. Unë 21 vjec dhe luaja në Koraci, nuk mund t’i merrja vendin e titullarit, të paktën jo në atë moshë. Më pas shkuam në Europian dhe unë nuk isha pjesë e skuadrës.

Në atë moment Kosova është pranuar si një ekip i ri nga FIFA dhe UEFA, cdo lojtar mund të zgjidhte. Mund të vinin edhe Granit Xhaka, Shaqiri, Behrami, Xhemaili, të gjithë këta mund të vinin te Kosova, por ata qëndruan te Zvicra, ishte zgjedhje e tyre. Unë nuk kisha shumë dyshime në zgjedhjen time, agjenti im kishte më shumë për shkak të organizimit dhe mënyrën sesi do të bëheshin gjërat te Kosova si një shtet i ri”, tha Rrahmani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...