Ana e errët e Europianit! Skema që dogji Shqipërinë, gjermanët: Pati fiksime rezultatesh dhe kalkulime

Date:

- Advertisement -

Ky Europian duket hequr pjesëmarrjen e Shqipërisë, nuk ka asgjë tjetër të bukur për t’u parë, të paktën për tifozët shqiptarë. Ekipet e mëdha janë tërësisht jashtë forme, duke përjashtuar Spanjën, ndërsa kalkulimet e rezultateve janë një tjetër problem shqetësues.

Kjo është diskutuar edhe nga media e madhe gjermane, Kicker. Jorn Pietersen tregon se ka dyshime të bazuara se Kombëtare të caktuara kanë bërë marrëveshje sekrete para ndeshjeve të tyre. Gjiithçka lidhet me formulën ku 4 vendet e treta më të mira nga 6 grupe kalojnë më tej dhe dy eliminohen.

Në këtë mënyrë Shqipëria e ka pësuar në vitin 2016 me De Biazin, duke mos kaluar më tej. Fati ynë i keq ishte që gjendeshim në grupin A dhe pasi ndeshja jonë ishte zhvilluar, ekipet e tjera e dinin llogaritjen se çfarë duhej të bënin për të lënë jashtë Shqipërinë. Kështu ndodhi edhe në 2024, ku ne gjendeshim në grupin B dhe e kishim shumë më të vështirë për t’u kualifikuar si vendi i tretë më i mirë, pavarësisht se morëm vendin e fundit.

Pieteresen ka bërë një artikull me titullin: “Europian sado dhemb, duhet të zgjerohet”. Gjermani shprehet se sistemi i garave në këtë kampionat është problematik dhe lë shumë vend për llogaritje. “Që kur UEFA zgjeroi numrin e pjesëmarrësve në Kampionatin Evropian nga 16 në 24 ekipe në vitin 2016, është shfaqur një anë e errët, e cila ishte veçanërisht e errët mbrëmjen e së mërkurës”.

Ai shprehet se Hungaria mundi Skocinë të dielën dhe u bind se do t’i mjaftonin tri pikët për të kaluar grupin dhe më pas përjetuan një tronditje të vërtetë. Gjeorgjia mposhti Portugalinë e favorizuar me shifrat 2-0 dhe Hungaria së bashku me Kroacinë u eliminuan.

Vëmendje të veçantë tërhoqi ndeshja mes Sllovakisë dhe Rumanisë. Të dyja skuadrat e dinin se do të shkonin më tej nëse do të mbanin barazimin në ndeshjen e njëra-tjetrës. Ndeshja u mbyll kështu, me rezultat 1-1 dhe në fund një skemë anormale, dy ekipe që festojnë pas ndeshjes.

“Ka dyshime për marrëveshje të fshehta”, shkruajnë gjermanët. Pietersen beson se diçka duhet të ndryshojë urgjentisht dhe se e vetmja zgjidhje është zgjerimi i Europianit.

“Një rikthim në 16 kombëtare? Kjo nuk do të ndodhë sepse kjo Euro tregoi se kombëtaret e vogla mund të jenë të rrezikshme”, thotë Pietersen. Prandaj ai propozon zgjerimin në 32 skuadra, për të formuar tetë grupe me nga katër ekipe kombëtare, nga të cilat do të avanconin dy skuadrat e renditura në vendet e para. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related