Arbeni nga Vlora, tregon se merr 500 euro çdo muaj nga shteti gjerman për dy vajzat e tij

Date:

- Advertisement -

Në vitet e fundit, emigracioni i shqiptarëve drejt Gjermanisë ka shënuar një rritje të ndjeshme. Njëra nga shkaqet kryesore të kësaj lëvizjeje të madhe janë kushtet ekonomike-sociale në Shqipëri, si dhe perspektivat e kufizuara për të ardhmen. Në këtë kontekst, historia e Arbenit, një inxhinier elektronik nga Vlora, përfaqëson një nga shumë raste qe kane emigruar vitet e fundit.

Arbeni, tashme baba i dy vajzave të mitura, 1 dhe 4 vjeç, Eda dhe Vjola, vendosi të emigrojë në Gjermani ne 2021 për të siguruar një të ardhme më të mire për familjen e tij. Gjate një bisedë me të, ai tregon sesi erdhi ne Gjermani.

“Për mua, vendimi për të shkuar në Gjermani ishte për të garantuar qetësinë time dhe të familjes sime, si dhe për të ofruar një mjedis më të mirë për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të mi.”

Arbeni vazhdon për të theksuar se një nga avantazhet kryesore të jetesës në Gjermani është sistemi i zhvilluar i ndihmës sociale dhe sigurimi shëndetësor, i cili i jep atij siguri për të ardhmen. “Këtu, ne jetojmë në një ambient ku qeveria dhe shoqëria ofrojnë mbështetje të konsiderueshme, shteti më jep 500 euro në muaj për dy vajzat” shton ai.

Përveç kësaj, Arbeni pohon se edhe perspektiva për arsimin e fëmijëve është një faktor kyç për vendimmarrjen e tij për të emigruar. “Në Gjermani, sistemi arsimor është i zhvilluar dhe i përgatit fëmijët për një të ardhme më të mirë. Dua që vajzat e mia të kenë mundësinë për të marrë një arsim të mirë dhe për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë për zhvillim dhe sukses,” thotë ai me krenari.

Djali nga Vlora me patriotizëm na tregoi që vajza e madhe e flet Gjuhën Shqipe shumë mirë./ Info Albania

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related