Asnjë minutë në fushë me Kroacinë, “humb” Armando Broja

Date:

- Advertisement -

Armando Broja nuk mori asnjë minutë në ndeshjen kundër Kroacisë. Kombëtarja e Shqipërisë barazoi 2 me 2 dhe kjo solli reagimin e të gjithëve, por jo të Brojës.

Sulmuesi nuk ka postuar asgjë në rrjetet sociale. Ky fakt habit, pasi asnjë nuk mund ta humbë një moment të tillë ku mbështetja është maksimale.

Stoli djeg shumë, teksa Broja ka treguar dhe më parë se nuk e pranon. Kujtojmë se me Italinë ai nis nga minuta e parë, ndërsa Sylvinho nuk e kishte të disponueshëm më parë për kualifikueset.

Vetëm 22-vjeç dhe pjesë e Chelseat, shihet si e ardhmja e sulmit të Kombëtares. Rey Manaj i mori vendin me Kroacinë, teksa për Spanjën gjithçka është në dyshim.

Kujtojmë se ky takim që do vendosë dhe fatet e Europianit për kuqezinjtë, luhet më 24 qershor, ora 21:00. Duseldorfi do vendosë gjithçka.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Prostitucioni “lulëzon” në Shqipëri, mbi 500 escorta te huaja operojnë në Tiranë

Vajza të huaja të moshave dhe profileve të ndryshme...

Shantazhohet ish-kryebashkiaku i PD: Më dërguan foto e video të modifikuara me imazhin tim, janë të sajuara

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj është shantazhuar me foto...