Bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin/ REAGON Delina Ibrahimaj

Date:

- Advertisement -

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj reagoi pas publikimit në media të lajmit se bashkëshorti i saj ishte përfshirë në një konflikt fizik me drejtuesin e një institucioni nën varësi të Ministrisë së Financave në periudhën që kjo ministri drejtohej nga zonja Ibrahimaj.

REAGIMI:

Jam e keqardhur që 5 muaj pas një konflikti të padëshiruar, i cili ka kaluar në rrugën e drejtësisë dhe ka marrë përgjigje po në atë rrugë, sot më duhet të jap shpjegimin tim. Nuk kam asnjë arsye të fajësoj askënd lidhur me publikimin e këtij fakti, por kam detyrimin të sqaroj elemente që e bëjnë të plotë vërtetësinë e tablosë së ngjarjes.

Konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit tim, jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash. I vetmi ndikim i imi në këtë proces ka qenë se nuk e kam lejuar bashkëshortin të bëjë kallëzim, pikërisht sepse personi në fjalë ka qenë drejtues i një institucioni varësie kur kam marrë detyrën si Ministre e Financave dhe s’kam dashur në asnjë mënyre që familja ime të marrë iniciativën.

Një element tjetër lehtësisht i provueshëm është se pavarësisht dinamikës së ngjarjes dhe faktit që bashkëshorti im ka qenë padrejtësisht i kallëzuar për dicka që nuk e ka bërë, ashtu si konfirmohet nga vendimi i organeve të akuzës, pala kallëzuese ka vijuar të qëndrojë në vendin e punës edhe pas largimit tim nga funksioni i Ministres së Financave dhe Ekonomisë 7 muaj më parë.

Nuk besoj se është e nevojshme në këtë pikë, por po sqaroj sidoqoftë se nuk kam pasur asnjë konflikt me kallëzuesin gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në atë detyrë, siç nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë person në varësine time.

Ky fakt besoj e thotë vetë të vërtetën që konflikti në fjalë, nuk ka pasur asnjë lidhje me mua apo detyrën time. Padyshim do të kishte qenë me e mira që të mos kishte ndodhur, por nganjëhere zhvillimet e padëshiruara në marrëdheniet me të tjerët na zgjedhin, nuk i zgjedhim. Por e përsëris që kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me institucionet shtetërore, me funksionet e institucionit që kam drejtuar dhe me mua personalisht. Ndërkohe e mirëkuptoj me keqardhje faktin se pikerisht për shkak të detyres dhe angazhimit tim publik, nje ngjarje e 5 muajve të shkuar bën sot lajm për arsye qe nuk janë në tagrin tim institucional t’i komentoj.

Ndjesë kujtdo që mund të jetë shqetësuar nga ky lajm, por kushdo të jetë i bindur se s’ka asnjë të vërtetë tjetër nga sa rendita më lart.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi: “Do të jem në stadium dhe do të bëj tifo për Serbinë”

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, mbrëmjen...

Hyrja e tifozit në fushë i kushton shtrenjtë Shqipërisë, UEFA nis procedim kundër kuqezinjve

UEFA ka nisur procedim disiplinor kundër Shqipërisë, më saktësisht...

Notat e Shqipërisë/ Hysaj shpëtoi kokën para golit, Asllani dukej si lojtar i Italisë, Broja i vetëm në shtëpi

Strakosha (6.5): “Të gjithë u befasuan kur panë Strakoshën...