“Bukur që shënuam shpejt, por ishte shumë shpejt për të shënuar”, Hysaj: Duhet ta dimë që do të na duhet të vuajmë

Date:

- Advertisement -

Ka përfunduar përballja mes Italisë dhe Shqipërisë. Kuqezinjtë debutuan me humbje në Euro 2024. Me stadiumin e mbushur me ngjyrat tona kombëtare, Bajrami ndezi edhe më tepër atmosferën, teksa në sekondën e 24-t e dërgoi topin në rrjetë. Një gol që e fut Shqipërinë në histori, duke qenë goli më i shpejtë i shënuar ndonjëherë në historinë e një Kampionati Europian.

Por festa e shqiptarëve nuk zgjati shumë. Bastoni barazoi rezultatin në minutën e 11, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë Barela përmbysi shifrat. Më pas axurrët ulën dukshëm ritmin e lojës, duke administruar rezultatin, i cili mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit Cvajer. Përballja e radhës për kuqezinjtë do të jetë kundër Kroacisë më 19 qershor, duke nisur nga ora 15:00. Më poshtë ndiqni intervistat e protagonistëve.

Hysaj: “Ishte shumë bukur që shënuam aq shpejt, por ishte shumë shpejt për ta shënuar atë gol. Kjo e zgjoi Italinë. Do ta analizojmë nesër. Trajneri nuk na ka folur. Nuk flet pas ndeshjes. Flet gjithmonë të nesërmen. Në minutat e fundit, nëse do të ishte shënuar ai gol, do të ishte një mbyllje e bukur edhe për ndeshjet e tjera. Duhet ta dimë që do të vuajmë. Janë ndeshje shumë të vështira. Do të ketë ndeshje kur duhet thjesht të rrimë pas dhe të presim”.

Muçi: “Kur u futëm në nxehje na u duk sikur ishim në “Air Albania”. Ishte atmosferë fantastike. Goli i shpejtë na gëzoi, por sikur na e uli ritmin. Pësuam dy gola dhe kështu përfundoi pjesa e parë. Ata janë kampionët në fuqi. Normalisht do tërhiqesh pak më pas. Por u tërhoqëm pak më shumë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë po luanim si të barabartë dhe patëm mundësitë tona. Të gjithë ne që ishim në stol me zor po prisnim që të futeshim”.

Silvinjo: “I zhgënjyer për rezultatin, por i kënaqur me paraqitjen. Nuk i bëmë mirë 20 minutat para, sepse ishin shumë të vështira për ne. Por luajtëm ndaj Italisë, kampione e Europës, më një atmosferë fantastike dhe deri në fund ishim aty për të marrë barazimin. Dua t’i falenderoj të gjithë ata që ishin këtu. Ishte plot me shqiptarë. Nuk duhet ta harrojmë që kemi bërë një rrugëtim fantastik me shumë sakrifica, që është i dyti në histori. Punojmë 12 orë në ditë për të gjithë Shqipërinë dhe vijmë këtu për t’i fituar ndeshjet”.

Gjimshiti: “Performanca nuk ishte aq e mirë siç e kemi përgatitur. Ka gjëra për të përmirësuar. I kemi lënë shumë hapësira Italisë. Kanë mbërritur shumë lehtë në zonën e 16-shes. Duhet analizuar dhe duhet përmirësuar shumë lehtë, sepse nuk ka kohë. Për 4 ditë do të luajmë me Kroacinë. Momenti më i vështirë është kur shënojmë gol. Gjëja më pozitive e kësaj nate është që kemi qendruar në lojë deri në minutën e 94-t. Kishim edhe një rast në fund për të barazuar. Pas pjesës së parë i thashë të gjithve që kishin munguar faullat sot. Duhet t’i ndërprisnim ritmin kundërshtarit. Duhen edhe këto, jo vetëm loja e bukur. E gjithë skuadra zbriti shumë poshtë. Duhet të ngjitemi pak më lartë dhe të bëjmë presion, sepse ishte shumë e lehtë për ata sot. Tifozeria më e bukur në botë. Nuk ka shumë fjalë. Dua t’i falenderoj të gjithë shqiptarët në botë. Ishte një atmosferë fantastike. Është një nxitje për ne që të japim maksimumin dhe pse jo të befasojmë”.

Asllani: “Kemi pasur atë rastin e fundit dhe nuk barazuam dot. E gjetëm golin shpejt me një gol të bukur të Bajramit. Për mendimin tim u ulëm shumë mbrapa. Italia e mbajti topin shumë mirë, sepse janë ata kampionët. Kemi qendruar në lojë deri në fund. Por nuk gjë, do të shohim përpara, kemi ndeshjen tjetër. Më vjen keq vetëm për tifozët. Ata sulmonin me shumë vetë, ishte shumë e vështirë për mua dhe Ramadanin. Po vraponim shumë kot, sa majtas, sa djathtas. Jemi lodhur shumë. Por të jemi grup dhe të mendojmë për ndeshjet e tjera. Mund të them që më vjen shumë keq që nuk i dhamë një rezultat pozitiv tifozëve. I falenderoj me zemër të gjithë. Shpresoj të jenë edhe në dy ndeshjet e tjera”.

Bajrami: “E kemi dikur të gjithë që Italia është shumë e fortë. Të gjithë çunat bënë maksimumin. Ne do të luftojmë për çdo pikë dhe për çdo top. Jemi krenarë që jemi në Europian. Kemi disa ditë për ndeshjen me Kroacinë. Do të shikojmë videot se çfarë kemi bërë keq dhe çfarë kemi bërë mirë. Asllani dha një top shumë të mirë dhe Manaj e pati shansin e tij, por kështu e ka futbolli”

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Daku bëri gabim dhe kërkoi falje”, Gjimshiti: Me Spanjën s’është e pamundur, do u tregojmë pse jemi këtu

Për kapitenin e Shqipërisë, Berat Gjimshiti asgjë nuk është...

VIDEO/ S’po e besonte që ishte Ronaldo, reagimi fantastik i vajzës së vogël në fushë bëhet viral

Cristiano Ronaldo shënoi një tjetër rekord në Euro 2024...

EURO 2024/ “Unë jam gati për lojë”, Balliu: Yamal të shokon, ne pyetëm veten se çfarë bënim 16-vjeç

Lojtari i Shqipërisë, Ivan Balliu ka përfunduar në qendrën...