Çifti nga Belgjika zgjedh Kaninën për të jetuar: Donim një jetë të qetë pranë detit

Date:

- Advertisement -

Pas 13 vitesh në Belgjikë, Klea dhe Liori kthehen në Shqipëri. Ata kanë zgjedhur fshatin Kaninë për të blerë shtëpi dhe për të jetuar. Klea është një vajzë shqiptare me origjinë nga Berati. Ajo shprehet se Kanina është vendi ideal për të jetuar sa i përket klimës dhe panoramës mjaft joshëse.

“Që të kesh një banesë pranë detit, prandaj zgjodhëm Vlorën, plus jeta është më rinore në Vlorë”, tha ajo për Euronews Albania.

Por, ishte mendimi i Liorit, që çifti të ndryshonte stilin e jetesës, duke qenë se në Belgjikë klima është e ftohtë dhe jeta me ritme shumë të shpejta. Ata kanë zgjedhur këtë ndryshim për pak qetësi.

“Jemi këtu prej 4 muajsh, erdhëm për të shijuar natyrën, për të shijuar një jetë më të ngadaltë sepse në Belgjikë ishte si një garë në thonjza, këtu mundemi të shijojmë gjërat e vogla, të kalojmë më shumë kohë me vajzën tonë, ndoshta mund të kalojmë këtu pjesën tjetër të jetës”, tha ai.

Ashtu si një pjesë e mirë e rezidentëve në qytetin bregdetar çifti e pohon se tradita e mikëpritjes vazhdon të trashëgohet në Shqipëri dhe për më tepër në Vlorë.

“Ai steriotipi i keq “kujdes nga vlonjatët” ka ngelur akoma, por ne nuk e kemi ndjerë aspak. Janë miq shumë të mirë”, tha Klea.

Ashtu si Klea dhe Liori, ka dhe shumë kombësi të tjera të cilët kanë zgjedhur të jetojnë në Kaninë ose fshatrat përreth Vlorës. Pjesa më e madhe e tyre janë italianë, rus, ukrainas dhe shtetas nga Belgjika.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....