Egnatia do të luajë ndeshjen e kthimit me Borac Banja Luka. Duel ky që do të startojë në orën 21:00 në “Elbasan Arena”.
Rrogozhinasit janë mposhtur 1-0 në sfidën e parë dhe në Elbasan do të tentojnë ditën e sotme fitoren për të tentuar kualifikimin për në fazën tjetër të këtij turneu. Edlir Tetova do të ketë mungesa dhe rikthime.
Kështu Renati Malota ia ka dalë të rikuprohet në kohë për këtë përballje do të jetë në fushë. Ndërkohë Bakayoko nuk ka mundur të rikuperohet pas dëmtimit që mori në sfidën e parë. Mungesa e sulmuesit bën me “dhimbje koke” Tetovën, pasi duhet të gjejë zëvendësuesin e tij në majën e sulmit.
Formacionin i mundshëm:
Egnatia: Sherri, Dylis, Malota, Xhemajli, Fangaj, Lushkja, Aleksi, Ajilev, Ibrahimoglu, Kasa. Trajner: Edlir Tetova