Elseid Hysaj në humor, probleme për një mbrojtës/ Ja zhvillimet e fundit nga kampi kuqezi

Date:

- Advertisement -

Gazetari i “Panorama Sport”, në Gjermani, Kristi Sejatllari, tregoi të rejat e fundit nga kampi i Shqipërisë, në një lidhje direkte me Trevisa Tufën në “Euro 24”, në News 24.

Sejatllari tha se Asani është rikuperuar, ndërsa probleme që nuk mund të konsiderohen serioze ka shfaqur Mitaj. Diçka u tha edhe sa i takon Elseid Hysajt dhe reagimeve ndaj tij për golin e dytë të Italisë.

“Situata nuk është njësoj. Unë ndodhem në një lagje shqiptarësh. Pjesa më e madhe e stadiumit të Hamburgut, do të jetë e mbushur me shqiptarë.

Stërvitja ka shkuar mirë, lojtarët kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore. Asani është rikuperuar.

Edhe Mario Mitaj kishte një shqetësim të vogël në pulpë, kishte një lloj ngarkese, por nuk është asgjë serioze. Besoj se do të jetë në fushë.

Hysaj m’u duk në humor. Pashë një mbështetje nga shokët e skuadrës” – tha ai.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related