“Finalja” me Spanjën, UEFA i beson gjykimin një suedezi

Date:

- Advertisement -

UEFA ka zgjedhur një arbitër suedez si kryesorin e takimit Shqipëri-Spanjë, dueli i fundit në grupin B të Euro 2024.

Kuqezinjtë e Sylvinhos sfidojnë të hënën në mbrëmje (21:00) spanjollët e kualifikuar, me ëndrrën dhe besimin për të siguruar një fitore.

Që do të ishte historikë për të gjithë shqiptarët, dhe mbi të gjitha do të sillte kualifikimin në 16 më të mirët e Gjermani 2024.

Glenn Nyberg është përzgjedhur arbitri i duelit të 24 qershorit në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit.

35-vjeçari nordik, një ndër më të rinjtë në Euro 2024, u bë arbitër profesionist në vitin 2008. Teksa mban stemën e FIFA-s prej vitit 2016.

Nyberg ishte arbitri i katërt në finalen e Conference League në Athinë mes Fiorentinës dhe Olympiacosit.

Gjatë 301 takimeve zyrtare që ka arbitruar në Suedi dhe Europë, Nyberg ka nxjerrë nga xhepi kartonin e verdhë në 972 raste dhe 16 herë të kuqin.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related