Formacioni kuqezi/ Hoxha i merr vendin Seferit, ja si ndryshon Shqipëria kundër Kroacisë

Date:

- Advertisement -

Shqipëria do të përballet kundër Kroacisë, në duelin që do të luhet nesër në orën 15:00 në stadiumin e Hamburgut. Ekipi ka qenë i plotë, me Jasir Asanin, që është bashkuar me grupin dhe ka kryer normalisht stërvitje. Stafi mjekësor është kujdesur për atë lëndim të lehtë që anësori pati në kavilje dhe shqetësimet kanë kaluar tashmë. Jasiri do të jetë gati për nesër, po ashtu edhe Mitaj, që kishte një kontraktim të lehtë te pjesa e pulpës dhe dje u stërvit me këmbë të fashuar. Pjesa tjetër e skuadrës ishte në gjendje optimale.

Atmosfera në grup është pozitive, me lojtarët që nuk ngurronin të shkëmbenin batuta me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, sulmuesi Armando Broja kishte momente që qëndronte i qetë në fushë, duke medituar. Portierët vijonin veçmas stërvitjen, ndërsa për t’u përmendur është edhe fakti që seanca u shoqërua nga reshjet e shiut. Jashtë kompleksit ku është grumbulluar Kombëtarja në Kaiserau të Gjermanisë, kishte edhe fëmijë të zonës, që kishin marrë një top dhe luanin me njëri-tjetrin, pa shqetësuar kuqezinjtë.

FORMACIONI, JA SI MUND TË LUAJMË

Një ndryshim të vetëm mendohet që të bëjë Silvinjo për ndeshjen me Kroacinë. Arbër Hoxha pritet të vendoset në krahun e majtë të sulmit, duke marrë vendin e Taulant Seferit, ndërsa pjesa tjetër do të jetë e njëjtë. Të paktën nga ajo që ka lënë të kuptohet Silvinjo, në portë do të jetë Strakosha, në mbrojtje Hysaj në të djathtë, si dhe Gjimshiti e Ajeti në qendër. Në krahun e majtë si zakonisht Mitaj, ndërsa në repartin e mesfushës, Asllani, Ramadani dhe Bajrami formojnë treshen. Në sulm Hoxha do të vendoset në të majtë, ndërsa në të djathtë Asani dhe në majë Broja. Megjithatë, do të shihet edhe gjendja e lojtarëve deri pak orë para sfidës, në një kohë që sot është stërvitja e fundit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related