T’i drejtohesh kirurgut plastik për të rregulluar apo përmirësuar tiparet e jashtme të fytyrës apo trupit, prej kohësh është bërë një gjë normale.
Të shumtë janë burrat dhe gratë që i nënshtrohen operacioneve plastike për përmirësimin e imazhit të tyre të jashtëm.
Por duket se kirurgët turq i kanë kaluar të gjitha parashikimet.
Një kirurg turk ka transformuar plotësisht fytyrën e këtij njeriu pas kryerjes së procedurave të ngritjes së fytyrës, ngritjes së qafës, blefaroplastikës së qepallave të poshtme, blefaroplastikës së sipërme, heqjes së dhjamit bukal, rinoplastikës dhe transplantimit të flokëve te pacienti.
Fotot flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për koment.