Gazetarja Anila Hoxha ka treguar sot në “Top Story” detaje të reja mbi atentatin mafioz të ndodhur pak ditë më parë në Shkodër me 4 viktima.
Për dy personat e kërkuar për ngjarjen, gazetarja Hoxha tha se janë emra të njohur për policinë, pasi kanë sulmuar me armë persona në mes të Shkodrës.
Për Alind Bushatin, gazetarja tha se ai ishte i varur nga lojërat e fatit, ndërsa fati i keq i Hamza Licit sipas saj, ishte vetëm sepse ishte vëllai i Ibrahim Licit.
“Nuk janë emra të beftë, Izmir Sakica dhe Samuel Trashani. Sulmojnë në mes të Shkodrës njerëz me armë në dorë. Ne kemi prokurori të frikësuar, një polici të kërcënuar dhe frikësuar. Këto gjëra ose i themi sot o kurrë. Izmir Sakica, Samuel Trashani, policia fillon ta kurojë plagën me lëvizje të vogla.
Të shkosh në Shkodër ke makina me xhama të errët. Kur ne raportojmë ata u larguan me makinë të blinduar, kur ata shpëtojnë nuk dihet asgjë. Vëllai i Ibraim Licit ishte 23 vjeç, i paskeduar. Fati i keq ishte që ishte vëllai i Ibrahim Licit. Shteti shqiptar dështoi për ta ekstraduar. Sot vazhdon të jetë i kërkuar për një vrasje.
Po fajdet, e dini çfarë bëhet me fajdet sot? Shoku i vëllait të Ibrahim Licit që u vra, edhe ai siç tregojnë njerëzit jashtë kamerës, ai ishte dikur me Bajrat. Kishte varësi me lojërat e fatit. Dënoi shteti ndonjë për fajdet? Dështoi!
Gazetarja Anila Hoxha zbulon për herë të parë mesazhet me Ibrahim Licin: Më shkroi nga Turqia, akuzon me emra punonjës policie për…
Lojërat e fatit të çojnë që do marrësh borxh te kriminelët dhe ata nuk të falin. Në Shkodër të vendosin gjoba, Shkodra duhet marrë seriozisht për tenderat. U masakrua punonjësi i bashkisë Shkodër dhe thotë nuk kam parë asgjë nuk di gjë”, deklaroi gazetarja Anila Hoxha.