Goditi 20 herë me thikë GRUAN dhe filmoi skenën, dënohet SHQIPTARI në Gjermani!

Date:

- Advertisement -

Ai goditi me thikë nënën e tre fëmijëve të tij në parkingun përballë një dyqani kompjuterësh dhe më pas filmoi gruan që po vdiste.

Për këtë akt kriminal, Besmir Ademi (37-vjeç) u dënua me burgim të përjetshëm të hënën para gjykatës rajonale të Aachen të Gjermanisë për vrasje. Në aktgjykim, gjykata vuri në dukje peshën e rëndë të fajit të të pandehurit.

Edhe pse kjo lejon ligjërisht lirimin nga burgu pas 15 vitesh, në praktikë është pothuajse e pamundur. Aktgjykimi nuk është përfundimtar.

Në ditën e parë të gjyqit, shqiptari, i cili nuk donte të pranonte ndarjen nga gruaja, ka rrëfyer se ka vrarë Jetmira Beka (28-vjeçe).

Besmir Ademi u shpreh: “Fëmijët i kam lënë jetimë. Do të bëja gjithçka për ta zhbërë. Nuk e mbaj mend aktin. Ka vetëm një vrimë të madhe të zezë.”

Krimi i përgjakshëm ndodhi më 20 maj 2023. Besmir Ademi kishte marrë masa që të takoheshin në një parking të Obit për t’ia dorëzuar gruas së tij një nga tre fëmijët. Por në vend të vajzës së tij ai erdhi me një thikë kasapi.

Sipas prokurorisë, ai e ka goditur 20 herë me thikë gruan e tij me tehun njëzet centimetra të gjatë, duke e lënë të vdekur në vendin e ngjarjes. Gjashtë nga goditjet me thikë ishin fatale, u tha në gjykatë. Disa kocka u thyen nga forca e goditjes. Motra e saj tentoi të ndërhynte por u plagos lehtë. Disa klientë në dyqanin e pajisjeve dëshmuan sulmin e tmerrshëm.

Ajo që është e pabesueshme; pas aktit të përgjakshëm, vrasësi mësohet se ka filmuar me celular gruan e tij deri në vdekje dhe njëkohësisht ka buzëqeshur. Celulari dhe arma e vrasjes nuk u gjetën kurrë.

I pandehuri, i cili nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm, ishte xheloz dhe ushtronte “sjellje të padurueshme kontrolluese” ndaj gruas me pasaportë gjermane dhe kosovare. Ai ishte i dëshpëruar, “i shoqëruar me zemërimin e pakufishëm që ajo kishte guxuar t’i shmangej zotërimit të tij”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi: “Do të jem në stadium dhe do të bëj tifo për Serbinë”

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, mbrëmjen...

Hyrja e tifozit në fushë i kushton shtrenjtë Shqipërisë, UEFA nis procedim kundër kuqezinjve

UEFA ka nisur procedim disiplinor kundër Shqipërisë, më saktësisht...

Notat e Shqipërisë/ Hysaj shpëtoi kokën para golit, Asllani dukej si lojtar i Italisë, Broja i vetëm në shtëpi

Strakosha (6.5): “Të gjithë u befasuan kur panë Strakoshën...