Grushtat në futbollin e vajzave, drejtoresha e Tiranës: Zënka nuk ka nisur mes futbollisteve

Date:

- Advertisement -

IVE

Sherri te vajzat, drejtoresha e Tiranës: Zënka nuk ka nisur mes futbollisteve
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.11.2023, 23:50

Para disa ditësh, ndeshja mes Tiranës-Vllaznisë për femra, e cila premtonte spektakël është ndërprerë për shkak te dhunës.

Ndërkohë që drejtoresha sportive e klubit të femrave të Tiranës Edonisa Aliu për mediat ka rrëfyer versionin e saj të ngjarjes. Ajo thekson se është dhunuar dhe se zënka nuk ka nisur nga futbollistet.

“Unë jam dhunuar dhe kam pranuar të vij këtu në studio, ndërsa presidenti i Vllaznisë nuk ka pranuar të vijë, po i ikën të vërtetës. Kam 12 vite që merrem me futbollin e femrave, por nuk kam përjetuar kurrë një ngjarje të tillë. Atë ditë jemi dhunuar. Është fakt që mediat e kanë perceptuar ndryshe, se zënka ka nisur mes futbollisteve, por nuk është e vërtetë. Jam dëmtuar në qafë dhe në shpinë nga goditjet e njëpasnjëshme të Vllaznisë. Ndodhi një faull për Vllazninë dhe ne reaguam, sepse kemi të drejtën tonë të reagojmë. Po shikoja ndeshjen dhe për një moment marr një goditje nga presidenti i Vllaznisë. Në atë situatë nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. Më pas filloi rrëmuja, kam pësuar goditje të njëpasnjëshme nga presidenti dhe stafi i tij. Jam shumë e pikëlluar që për herë të parë dal në një studio televizive në Shqipëri dhe flas për dhunën ndaj femrave”, shprehet Edonisa Aliu.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related