HISTORI/ Zbulohet mozaiku i tretë në Durrës, në vilën që në mbi dy mijë vjet u rezistoi tre tërmeteve

Date:

- Advertisement -

Gërmimet arkeologjike në Durrës po zbulojnë mozaikë të rinj në një zonë ku ndodhet një vilë e periudhës romake që u godit sipas arkeologëve në mbi dy mijë vite nga tre tërmete dhe nga një zjarr.

“Pas dy mozaikëve të parë në këtë zonë ka dalë në dritë një mozaik i tretë”, thotë për Zërin e Amerikës arkeologu Luan Përzhita, që drejton misionin.

Sipas zotit Përzhita “mozaiku i parë është zbuluar deri tani në një sipërfaqe rreth 30 metër katrorë dhe gërmimet do të vijojnë për të zbuluar pjesën tjetër. Mozaiku i dytë zë një sipërfaqe prej 12 metër katrorë, ndërsa mozaiku i tretë është në një nga dhomat e vilës me një sipërfaqe prej 4 metër katrorë”.

Arkeologët besojnë se për nga sipërfaqja 3 mozaikët janë më të mëdhenjtë e zbuluar deri tani në Durrës, një qytet i njohur për pasuritë arkeologjike.

Krahas mozaikëve, struktura godinash deri në tre metër lartësi, afreske të një niveli të lartë artistik shumëngjyrësh, të ngjashme me Pompein në Itali, flasin për një zonë e cila banohej nga shtresa e lartë e shoqërisë në shekullin e II-të, pas Krishtit.

“Është interesant fakti, se vila luksoze ku janë shënuar gjetjet më të mëdha u shkatërrua nga një tërmet i shekullit të IV pas Krishtit , i cili përmendet në burimet antike. Nga gërmimet e sotme duket shembja e strehës nga ky tërmet”, tha arkeologu Perzhita.

Vila ka shenja djegie që i përkasin një periudhe të mëvonshme dhe pas rindërtimit ne shekullin e V-të është braktisur sërish nga një tërmet tjetër që ka goditur Durrësin.

Tërmeti i tretë i vitit 2019, dëmtoi një shkollë që ngrihej mbi rrënojat arkeologjike dhe tek po kryheshin punimet për rindërtimin e shkollës dolën në dritë gjurmët antike ku arkeologët zbuluan më pas vilën dhe struktura muresh që flasin për një zonë të rëndësishme arkeologjike.

Gërmimet deri tani janë shtrirë në një sipërfaqe prej 1200 metër katrorë dhe pritet të sjellin sipas arkeologëve të dhëna të tjera historike, ndërkohë që zona arkeologjike ka një shtrire më të gjerë./VOA

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...