I del emri, Mitaj në vitrinë, Juve dhe Bolonja e ndjekin nga tribuna

Date:

- Advertisement -

Mario Mitaj mbetet njeriumerkato te Shqipëria. Mbrojtësi i majtë me shumë gjasa do të lërë Rusinë këtë verë për një kampionat më të fortë në Europë, që mund të jetë Seria A, sipas asaj që bën me dije “Tuttosport”.Në një artikull të fundit gazeta italiane shkruan se futbollisti shkodran është mes dy klubeve të mëdha, Juventusit dhe Bolonjës. Mbrojtësi kuqezi do të vëzhgohet nga afër në ndeshjen e sotme me Kroacinë nga drejtuesit e këtyre dy klubeve.

ARTIKULLI I PLOTË
Në axhendën e Kristiano Xhuntolit, mbrojtësit e krahut nuk janë në majë të listës së merkatos, por janë një kapitull i rëndësishëm në punën e drejtorit teknik të Juventusit. Ai dëshiron t’i dhurojë Tiago Motës organikën e duhur për të konkretizuar projektin tekniko-taktik. Për mbrojtësit e krahut situata është në fazën e studimit dhe ata që po shihen janë zëvendësuesit Danilos në të djathtë dhe Kambiasos në të majtë. Kostiç, përtej dëmtimit në Europian, nuk hyn në projektin e Tiago Motës, kështu që është në merkato. Dhe pikërisht për krahun e majtë në “radarët” e Juventusit ka hyrë profili i Mario Mitajt, shqiptari që luan me Lokomotivën e Moskës.

Mitaj ka edhe pasaportë greke, kështu që nuk zë vend ekstrakomunitari te torinezët. Mitaj, 20 vjeç, përshtatet mirë në lojën mbrojtëse dhe ka një adaptim taktik të spikatur, çka e bën atë një element mjaft interesant. Jo rastësisht për këtë djalosh interesohet edhe Bolonja. Shqipëria e ka nxjerrë në vitrinë, duke e nxjerrë në konferencë shtypi, ku ai theksoi: “E ardhmja në Serinë A? Në këtë moment mendoj vetëm për Kombëtaren dhe dy ndeshjet që kemi në grup. Mendja ime është vetëm te Shqipëria. Kritikat e Hysajt? Nuk është mirë të sulmosh një lojtar. Hysaj ka kontribuuar shumë për Shqipërinë, ka dhënë shpirtin”. Për ata që janë kuriozë për lojtarin shqiptar, mund ta shohin sot, në orën 15:00, në aksion në ndeshjen kundër Kroacisë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Jo vetëm ndeshjet e Shqipërisë së Silvinjos, muaji tetor i përket vetëm Kombëtares

Tetori është një muaj shumë i rëndësishëm për Shqipërinë...

Ronela Hajati lëshon ‘bombën’: I kam disa EMRA shqiptarësh, sinonim të Diddy

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka trazuar rrjetin me një...

Paga në Shqipëri ka arritur 1,000 euro, por bizneset nuk po gjejnë dot shoferë

Bizneset në Shqipëri po përballen me një mungesë të...