Ish-at në Big Brother, Sara: Më ka kushtuar shumë në anën e moralit dhe dinjitetit

Date:

- Advertisement -

Sara Gjordeni ka diskutuar sot në Post Big Brother faktin se shumë njerëz janë përfolur si ish-at e saj, gjë që ka cenuar moralin dhe dinjitetin e saj.

E pyetur nga Ledion Liço se çfarë ka dashur të thoshte me fjalinë “më shumë kam humbur nga ky BBV sesa kam fituar”, Sara tha:

Më ka dhënë një impakt shumë të madh në publik, ishte i mirë apo i keq. Por më ka kushtuar shumë në anën e moralit dhe dinjiteti që është diskutuar jashtëzakonisht shumë.

Unë nuk e kuptoj kur u bë kaq e madhe kjo puna e ish-ave të mi që u bënë këto memet sa ish-të dashur ka Sara për metër katror. U diskutua Romeo, më vjen keq që nuk është këtu që të hidhte poshtë aludimin që unë kam pasur diçka me Romeon, që nuk kam pasur. U aludua për Silvin, Silvin e kam takuar vetëm 15 minuta në jetën time, nuk kam pasur asnjë gjë tjetër. U fut Endriku, unë sigurisht kisha pasur një histori me të para 10 vitesh. Nuk e di çfarë priste publiku të bëja ndërkohë që ai kishte bashkëshorten e dytë shtatzënë me fëmijën e dytë, unë nuk e kuptoj çfarë pritur publiku që të bëja me Endrikun. Ndërsa personin nga i cili erdhi droni, të cilin nuk e kishte dërguar absolutisht ai person, ishte personi të cilin ia kisha treguar Bardhit brenda në shtëpi. Unë nuk e kuptoj që ku janë këta ish-at që u diskutuan kaq shumë.”. tha ajo.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...