Italia ka barazuar sot në takimin e parë miqësor përpara të fillimit të Kampionatit Europian. Axurrët nuk kanë bindur kundër Turqisë. Ndeshja përfundoi në baraspeshë 0-0 dhe asnjëra prej skuadrave nuk arriti ta gjente rrugën e rrjetës.
Turqia luajti si e barabartë me kampionët në fuqi të Europës, të cilët nuk mundën të dominonin dot kundërshtarin. Statistikat ishin në baraspeshë, njëjtë si rezultati i ndeshjes. Sulmi i Italisë çaloi, teksa në 11 përpjekje për të shënuar, vetëm dy goditje ishin në kuadrat.
Italia ka barazuar sot me shifrat 0-0 ndaj Turqisë. Luçiano Spaleti ka dhënë një intervistë me RAI-n pas përfundimit të ndeshjes, ku ka skanuar atë që pa në fushë nga axurrët. Trajneri i Italisë ka pranuar se ekipi ka mangësi në fazën sulmuese.
“Duhet të dimë të ndryshojmë shpejt, skuadra pësoi pak lodhje. Nuk ishim shumë të shkëlqyer në sulm. U përpoqëm të bënin diçka ndryshe, por loja tani kishte mbaruar. Kishte disa ri-agresione të bëra mirë, atëherë humbëm shumë topa të lehtë”, ka deklaruar ndër të tjera Luçiano Spaleti.