Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria kundër Italisë

Date:

- Advertisement -

Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet në kuadër të ndeshjes së parë në Kampionatin Europian ndaj Italisë. Kuqezinjtë kanë zhvilluar vetëm një seancën stërvitore në kampin bazë në Kaiserau. Të gjithë lojtarët kanë punuar për më shumë se një orë e 30 minuta nën urdhrat e stafit teknik dhe trajnerit Sylvinho.

Gjatë stërvitjes së Kombëtares këtë të enjte trajneri Sylvinho ka testuar formacionin me të cilin pritet që të zbresë në “Signal Iduna Park” për ndeshjen ndaj Italisë, që është e para për Shqipërinë në EURO 2024, e cila luhet më 15 qershor në orën 21:00.

Sa i përket formacionit, trajneri Sylvinho ka vetëm dy dyshime, i pari në mbrojtje, ndërsa ende nuk ka vendos kë do të aktivizojë nga minuta e parë mes Ajetit dhe Ismajlit, ndërsa në sulm në pikëpyetje është se cili mes Brojës apo Manajt do të jetë titullar.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë për ndeshjen me Italinë:

Berisha; Hysaj; Ajeti (Ismajli); Gjimshiti; Mitaj; Asllani; Ramadani; Bajrami; Asani; Broja (Manaj); Seferi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Mirlind Daku tund rrjetën përpara grumbullimit me Shqipërinë, sulmuesi shqiptar shënon golin e 6 në kampionat

ГООООООЛ! МИРЛИНД ДАКУ! 2:0! 🔥#РубинАхмат 2️⃣:0️⃣ pic.twitter.com/0J7zVEpg7m— «Рубин» Казань...

Shembull për shkodranin Gruda, mbrojtësi i Arsenal pranon të shkojë te moshat e Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë ndeshjen e fundit...

VIDEO/ Dopietë e Armando Sadikut, sulmuesi shqiptar ka shënuar 9 gola në 7 ndeshje

Armando Sadiku ka arritur të shënojë dy gola ditën...

U martua me djalin 10 vite më të ri! Doktoresha ndan detaje nga historia e saj e dashurisë me 27 vjeçarin

Dashuria nuk njeh moshë dhe pengesa, ishte ky mesazhi...