Kaka: Nëse Milan luan si në derbi do të bëjë një kampionat të mirë, Gabbia i vlefshëm e për Kombëtaren

Date:

- Advertisement -

“Në derbi Milan reagoi mirë dhe dha një sinjal të madh, pas asaj që ndodhi në sfidën me Liverpool. Fitorja kundër Interit ishte një përgjigje e mirë”, Kaka e nisi kështu intervistën e tij për “Sportmediaset”.

Ish-futbollisti i kuqezinjeve deklaroi se nëse Milan do të luajë të gjitha ndeshjet si ndaj Interit, atëherë do të zhvillojnë një kampionat mjaft të mirë dhe mund të shkojnë drejt titullit. Ndër të tjera ka theksuar se derbi e ka “zgjuar” skuadrën dhe tashmë priten të tjera rezultate.

Kaka nuk nguroi të jeptë një mendim edhe Gabbi-an, të cilin e konsideron të vlefshëm edhe për Kombëtaren italiane.

“Nëse kuqezinjtë vazhdojnë të luajnë si në derbi, ka perspektiva të mira për kampionatin. Ne pamë një ekip me një qëndrim ndryshe dhe shumë të mirë që luftonte për rezultatin.

Leao? Ai është një lojtar që më pëlqen shumë, ai ka forcë, cilësi dhe teknikë. Ne duhet ta mbështesim atë.

Gabbia? Mund të ndihmojë edhe kombëtarja italiane”, ka përfunduar ish-legjenda kuqezi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Diskriminim në kufi të racizmit”, REL: Si është të jesh shqiptar në Serbi?

Me thirrjet “Për identitet dhe dinjitet”, “Të shtypur po,...

Grida Duma: Ervin Salianji është bashkudhëtari im

Ish-deputetja e PD Grida Duma, bëri ditën e djeshne...

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë bashkë Europianin U21 në 2027

Serbia dhe Shqipëria do të bashkëorganizojnë Kampionatin Evropian të...

19 vjeç, i ngjason Luka Modriç dhe po i besohet në Kroaci si titullar, ky është Fetai i Shqipërisë

Në mesin e disa talenteve të Shqipërisë U-21 ndodhet...