I arrestuari për aksidentin tragjik në Prizren, ku mbetën të vdekur tre të rinjtë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj është Arlind Syla, 20-vjeçar.
Po ashtu në pranga të Policisë ka rënë edhe i dyshuari tjetër i këtij aksidenti.
Sipas Gazetës Sinjali, pëveç 20-vjeçarit, Arlind Syla, i arrestuar është edhe i riu, Irfan Hoti.
Rastin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku siç bëhet e ditur tre të rinjtë u goditën për vdekje dhe tre të tjerë pësuan lëndime trupore nga ngasësi i një automjetit që humbi kontrollin mbi veturë.
“Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, teksa hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.