Këtë verë, Jugu shtrenjton çmimet me 33% për pushuesit

Date:

- Advertisement -

Këtë sezon, çmimet në restorantet e jugut janë rritur mesatarisht 10 deri në 20%.

Arsyeja kryesore e kësaj rritje është mungesa e forcës punëtore e cila ka sjellë kosto më të larta për bizneset dhe për rrjedhojë edhe të çmimeve.

Në Durrës, veçanërisht në zonën e Golemit është investuar nga strukturat akomoduese për zhvillimin e turizmit, sipas modelit të resorteve turke, ku për shkak të çmimeve më të ulëta sesa në jug, ky model turizmi po tërheq masivisht pushuesit familjarë. Në këtë zonë turistike nuk ka rritje të çmimeve.

Rritja e çmimeve është konstatuar në zonën e jugut, kryesisht Vlorë dhe Sarandë pasi pagesat për shefat e kuzhinës variojnë nga 3,000-3,500 Euro madje në disa prej subjekteve pagesat arrijnë deri edhe 5,000 euro.

Ndërsa pagesat për kamerierë nisin nga 1,000 euro. Këto pagesa janë të papërballueshme prej këtyre strukturave, dhe kostoja e shtuar nga vështirësitë e gjetjes së stafeve është reflektuar me rritje të çmimeve.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related