Kushërira e Almës: Ajo s’dukej e shqetësuar dhe e stresuar!

Date:

- Advertisement -

Ngjarja në Shkodër i ka tronditur të gjithë. Nëna me tre fëmijët është mbytur në lumin Buna pas tradhëtisë së të shoqit.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe kushërira e 39-vjeçares Alma Arrazi. Ajo thotë se vajza e saj dhe vajzat e Almës ishin në të njëjtën klasë.

Kusherira tregon se nuk kishte vënë re asgjë të çuditshme nga Alma dhe se nuk e kishte parë kurrë të stresuar as atë dhe as fëmijët.

“Kemi qenë shoqe, si tip kushërirash bashkë, por çfarë të bëjmë, deri këtu e paska pasur të shkruar. Nuk e di çfarë të them është një ngjarje shumë e rëndë. Vajzat i kemi pasur në një klasë, vajzës time nuk ia kam shpjeguar dot, u kam thënë që nuk i ke më shoqet në klasë. Kemi shkuar shumë mirë, kam pasur shumë marrëdhënie të mira, nuk e kam parë kurrë të shqetësuar apo të stresuar. Fëmijët po ashtu nuk kanë pasur stres, nuk i kam parë të qajnë në shkollë, kanë qenë shumë mirë”- u shpreh ajo.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related