Pak ditë më parë në aksin Rrogozhinë-Lushnje Kristian Boçi dhe fëmijët e tij të mitur pësuan një aksident të rëndë. Për pasojë, mbeti i plagosur shoferi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij të mitur të cilët me urgjencë u dërguan në spitalin e Lushnjës.
Biznesmeni humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.
Boçi pësoi fraktura në kokë, ndërkohë fëmijët e tij kanë pësuar dëmtime të lehta. Ai ka njoftuar sot se ka humbur shikimin në syrin e majtë.
Boçi ka falenderuar Zotin që fëmijët e tij janë mirë pas aksidentit të frikshëm.
Fatmirësisht gjendja shëndetësore e të treve është stabël.