Mashtruan me “call-centera” italianët duke i marrë 4.7 milionë euro, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Bruno Çobos

Date:

- Advertisement -

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Bruno Çobos i cili u kthye disa muaj më parë për tu dorëzuar para drejtësisë shqiptare që të përballej me akuzën e përfshirjes së tij në rrjetin kriminal të mashtrimeve me vlerë 4.7 milionë euro ndaj shtetasve italian përmes platformave të cal centerave.

Tashmë ai pritet të përballet me akuzat në Gjykatë bashkë me 16 të akuzuar të tjerë. Çobo ishte shpallur në kërkim nga SPAK për mashtrim në bashkëpunim.

Në gjyq erdhën edhe përfaqësues ligjor të italianëve që janë viktima të veprës penale të cilët kërkojnë dëmshpërblim. Bruno Çobo nuk ishte i pranishëm në seancë ndërsa avokati i tij mohoi akuzat duke thënë se klienti që mbron, ka ushtruar aktivitet të ligjshëm me shoqërinë që posedon dhe nuk ka lidhje me skemën e mashtrimeve

Ata akuzohen për veprat penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Grupi operonte përmes një call centeri në Tiranë të cilët kontaktonin qytetarë në Itali. Personat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja online e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta.

Një vit më parë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi masën “arrest në burg“, ndaj shtetasve Bruno Çobo, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Gjin Shelnishta, Hamit Dobi, Erion Kastrati, Mojsi Zuna, Florjan Bregu, Orland Cani, si dhe masën “arrest në shtëpi”, ndaj shtetaseve Rezarta Ibrahimi, Antoneta (Malo) Pepkolaj, Olta Toçi, Greta Pepa, Silvana Veliu.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...