Me lot në sy, babai i 8-vjeçarit që u përplas nga makina: Të kalben në burg autorët, policia të marrë masa

Date:

- Advertisement -

Me dhjetëra banorë të fshatit Pajovë në Peqin dolën në një protestë këtë të premte në vendin e ngjarjes ku u aksidentua për vdekje i mituri Enio Tabaku.

Banorët kërkojnë plotësimin e disa kërkesave, për rregullimin e qarkullimit rrugor në atë zonë, që të mos ketë më ngjarje të rrezikshme. Organizatorët e protestës kërkojnë kufizues shpejtësie, vendosjen e sinjalistikave rrugore dhe policëve, mbikalime e ndriçim në zonë.

Ndërkohë, babai i 8-vjeçarit ka folur për mediat dhe ka kërkuar që autorët të marrin dënimin e merituar, ndërsa kërkon nga autoritetet të marrin masa për të ulur rrezikshmërinë në atë segment rrugor. “Të kalben në burg ata që e shkaktuan aksidentin dhe të merren masa nga autoritetet që automjetet të mos lëvizin me shpejtësi në këtë zonë. Djali ishte në shtëpi dhe doli për të shkuar te shokët e tij për të luajtur”, u shpreh babai i 8-vjeçarit.

Nxënësi i shkollës së Pajovës po qëndronte në anë të rrugës, duke mos pasur lidhje me asnjë nga mjetet e përfshira në aksident. Mësohet se mjeti tip Volkswagen ka qenë tej normave të lejuara të shpejtësisë, në një zonë të banuar. Përplasja me Audin ka çuar në goditjen fatale të 8-vjeçarit, i cili ishte 20 metra larg nga rruga kryesore.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Treshja e frikshme! Gazetari tregon vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri

Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë...

VIDEO/ Shtatzania e Sarës, deklarata e Ledrit: Një ditë para se ta merrnim vesh, jemi ndarë

Këngëtari i njohur Ledri Vula ishte i ftuari special...