Më të dashuruar se kurrë, Dua Lipa shfaqet me të dashurin e radhës në rrugët e New Yorkut

Date:

- Advertisement -

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe i dashuri i saj Calum Turner kanë dalë së fundmi në publik nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Këngëtarja 28-vjeçare është fotografuar me Turner teksa ecnin në rrugët e New Yorkut gjatë takimit të tyre.

Lipa në një moment eci pas yllit të ‘Masters of Air’ teksa ajo e përqafoi nga pas, duke i futur duart në xhepat e xhaketës. Turner kishte veshur një xhaketë lëkure dhe xhinse të zeza, ndërsa Lipa gjithashtu kishte veshur xhinse të zeza, të cilat i ka kombinuar me një xhaketë lëkure të zezë dhe taka të zeza.

Takimi i tyre erdhi një ditë pasi dyshja morën pjesë në galanë vjetore Time 100, e cila festonte listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë, e cila përfshin yllin britanik të popit. Pas ngjarjes, çifti doli për të ngrënë në restorantin Zero Bond të Nju Jorkut, sipas Us Weekly.

Lajmi për lidhjen e këngëtares dhe aktorit u publikua për herë të parë në janar. Që atëherë, Lipa dhe Turner janë fotografuar së bashku në disa dalje. Marrëdhënia e tyre u konfirmua teksa u fotografuan duke shkëmbyer puthje në Los Angeles po atë muaj.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related