“Mos i bini më në qafë Armando Brojës”! Alliu: I vetmi lojtar i Shqipërisë që mban “era futboll modern”, sa herë e furnizuan me top?

Date:

- Advertisement -

Ilir Alliu, ish-futbollisti i Kombëtares, gjithmonë ka dhënë vlerësimet dhe komentet e tij hapur dhe pa përdorur diplomaci. Ai preku edhe diskutimin rreth Armando Brojës, ku disa e quajnë të një klasi të lartë dhe të tjerë e quajnë të tepruar besimin e madh të Silvinjos për të.

“Mua më vjen keq për një gjë, në 90 minuta, Shqipëria nuk e përdori kurrë qendërsulmuesin e saj për të treguar cilësitë që ka. Dëgjova edhe pas ndeshjes, ka opinione të ndryshme dhe gjithsecili ka këndvështrimin e tij, disa thonin: “Pse nuk luajti Broja mirë?”. Por të shkosh deri te sulmuesi, e nis me mbrojtjen si e dërgoi topin para, te mesfushori si e vendosi në pozitë sulmuesin, sa herë e furnizoi sulmuesin apo ky sulmues i mori topat vetë në dyluftim. Përpos të tjerave, mos i bini në qaf këtij lojtari, Brojës, është i vetmi futbollist që i vjen era modernitet. I vetmi lojtar që ka karakteristika të klasit të lartë. A do të prodhojë futboll të lartë? Nuk e dimë, por një gjë dihet, karakteristikat i ka”, tha Alliu. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Meshkujt nga jugu janë ‘besprema’”, deklarata ‘provokuese’ e Alba Pollozhanit: Veriorët të japin siguri!

Alba Pollozhani shkakton sërish debat në rubrikën “Trotuar” në...

Çështja e organizimit të Europianit U-21 me Serbinë, rrëfehet Lorik Cana: Qëllimet e Armando Dukës janë të mira, por…

Çështja e organizimit të Europianit U-21 me Serbinë, rrëfehet...

Duke bërë shqiponjën, rishfaqet pas disa vitesh ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

Pas disa vitesh mungesë në jetën publike për shkak...