“Pak lojtarë ka si Armando Broja, e shoh edhe në stërvitje”! Arbër Hoxha: Është nga më të shpejtit në Europë, pastaj kontrolli i topit…

Date:

- Advertisement -

Arbër Hoxha ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube. Ylli i Kombëtares që shkëlqeu në Europianin e Gjermanisë, ka vlerësuar së tepërmi edhe lojtarin e Chelsea, Armando Brojan.

“Mendoj se pak lojtarë ka me kualitetet e Brojës. E shoh edhe në stërvitje, për mua është mes lojtarëve më të shpejtë në Europë, pastaj ka edhe një kontroll topi që shumë pak lojtarë mund të jenë të tillë, të kompletuar. Do të ketë karrrierë të madhe dhe jam i bindur se do të kthehet më i fortë se ka qenë më parë, pas këtij dëmtimi që kaloi. Besoj shumë në aftësit e tij individuale. Sa i përket kombinimit tonë, në futbollin e sotëm kërkohet më shumë shpejtësia dhe unë dhe Armando e posedojmë këtë vlerë të shpejtësisë”, tha Hoxha. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO / Momenti kur Laert Haxhiu i dorëzohet RENEA-s, i bërtet kameramanit të mos e filmojë

Ky është momenti kur i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare...

“O njeri, nuk je më i rëndësishmi në botë, janë 26 lojtarë”! Legjenda gjermane godet Ronaldon pas lotëve

Me shumë vështirësi, Portugalia arriti të kualifikohej në çerekfinale...

Piu fostoksinë para SPAK, ndërron jetë 63-vjeçari nga Lezha

Ka ndërruar jetë në spital Pal Trashaj, 63 vjeçari...