Plot 89 Vjeç, ish mjeku i Lushnjes, Dr. Prenjo Imeraj erdhi nga New York për të ndjekur kombëtaren në Dortmund

Date:

- Advertisement -

Historia e mjekut lushnjar ne pension Prenjo Imeraj, 89 vjecar qe ka ardhur te shohe kombetaren nga Nju Jorku. Ja si e rrefen i nipi i tij Arben Imeraj:
“Xhaxhai im nga është një mjek në pension. Për më shumë se 30 vjet, si shumë prej nesh, edhe ai emigroi, duke ndjekur djalin e tij që u transferua atje larg, në Nju Jork.
– A do të më çosh në Gjermani?- e pyeti djalin e tij, muaj më parë.
– Për çfarë?
– Do doja të shihja ndeshjet e kombëtares sonë të futbollit”.
– Je 89 vjeç, o ba!
– Pikërisht, nuk kam shumë kohë për të jetuar.
– Por ti nuk ke shkuar kurrë në stadium, nga të erdhi kjo dëshirë? – vazhdon i biri.
– Tani është ndryshe.
– Nuk e përballon dot lodhjen dhe stërmundimin. Udhëtimi i gjatë mund të të dobësojë.
– Përkundrazi, mund të më rigjenerojë. Dua të përjetoj atmosferën që krijojnë tifozët tanë, dua të festoj edhe unë, të shoh nga afër lojtarët tanë, dua të këndoj himnin e flamurit së bashku me mërgimtarët e tjerë, edhe unë. E dua Shqipërinë…
– Kam hallin tënd, baba.
– Është dëshira ime e fundit, bir, ëndrra ime.
Është e pamundur të qëndrosh indiferent ndaj një dëshire kaq të pafajshme e të sinqertë.
– Qoftë e bërë, ba! Do shkojmë në Gjermani!
… futbolli është sporti më i bukur, jep shumë emocione. Jep gëzim, alegri, entuziazëm, lumturi, lot gëzimi.
Por Shqipëria është edhe më e bukur se futbolli. Ajo dhuron veç dashuri.
Forca Shqipëria… forca xhaxhi!”

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Meshkujt nga jugu janë ‘besprema’”, deklarata ‘provokuese’ e Alba Pollozhanit: Veriorët të japin siguri!

Alba Pollozhani shkakton sërish debat në rubrikën “Trotuar” në...

Çështja e organizimit të Europianit U-21 me Serbinë, rrëfehet Lorik Cana: Qëllimet e Armando Dukës janë të mira, por…

Çështja e organizimit të Europianit U-21 me Serbinë, rrëfehet...

Duke bërë shqiponjën, rishfaqet pas disa vitesh ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

Pas disa vitesh mungesë në jetën publike për shkak...