Rojet na trajtojnë si kafshë”, kush është i riu nga Durrësi që i dha fund jetës në Angli

Date:

- Advertisement -

Zbulohet identiteti i të riut shqiptar që humbi jetën në anijen hotel në Britaninë e Madhe. Sipas “Daily Telegraph” ai është 27- vjeçari nga Manza e Durrësit, Leonard Farruku. Në bisedat e tij të fundit me familjarët, Leonardi kishte thënë se kushtet në anijet hotel ishin të mira por rojet e sigurisë i trajtonin emigrantët si kafshë, citon artikulli i medias britanike.

E motra e Leonardit e cila jeton në Itali ka deklaruar se “do të gjejë qetësinë vetëm atherë kur të mësojë të vërtetën se çfarë ndodhi atë natë me vëllanë në anijen hotel Bibby Stockholm”.

““Sipas të afërmve tanë që janë në kontakt me policinë, Leonardi atë natë në orën 23 të mbrëmjes ka pasur disa probleme dhe është qetësuar nga roja. Në orën 3 të mëngjesit ai u gjet i vdekur. Nuk kemi më shumë detaje se si ai vdiq”, ka deklaruar motra e tij, Jola Dushku, e cila jeton në Lombardi.

Motra e tij ka zbuluar për mediat britanike se ata kishin humbur të dy prindërit e tyre, dhe kjo e kishte bërë Leonardin një njeri më të ndjeshëm.

“Leonardi u bë një person tjetër kur nëna jonë vdiq. Vdekja e saj e ndryshoi atë”, tha ajo.

Sipas saj ai mbërriti në Angli me ëndrrën për një punë më të mirë dhe më e rëndësishmja të fitonte leje qëndrimi përgjithmonë në Angli. Dhe për t’ja arritur këtij qëllimi, ai iu bind kërkesës së Home Office për të shkuar për t’u akomoduar në atë anije.

Kjo anije hotel u mor me qira nga qeveria angleze për të zbutur koston ditore prej 8 milion sterlinash të azilantëve të mbërritur gjatë dy viteve të fundit në Angli me gomone mes tyre 12.800 shqiptarë.

Për ngjarjen tragjike të vetëvrasjes së Leonard Farrukut një zënës i Home Office tha se:

“Ky ishte një incident tragjik dhe ngushëllimet tona shkojnë me të prekurit. Mirëqenia e personave nën kujdesin tonë ka një rëndësi parësore dhe ne marrim përgjegjësinë tepër seriozisht për këtë. Kjo ngjarje është duke u hetuar nga policia dhe mjekësia ligjore në analizimin e fakteve e rrethanave të kësaj vdekje”.

/ZËRI

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...