Shkencëtarët zbulojnë koralin më të madh në botë

Date:

- Advertisement -

Shkencëtarët thanë se kanë zbuluar koralin më të madh në botë afër Ishujve Solomon në Paqësor, duke thënë se ai është “plot jetë dhe me ngjyra”.

Korali i zbuluar është aq i madh saqë hulumtuesit, që po bënin kërkime në ujërat e kristalta të arkipelagut të Solomonit, fillimisht menduan se hasën në një anije të fundosur.

“Kur ne menduam se nuk ka mbetur asgjë tjetër për t’u zbuluar në planetin Tokë, ne gjetëm një koral masiv të bërë nga gati 1 miliard polipe të vogla, që pulson me jetë dhe ngjyra”, tha ekologu detar, Enriv Sala.

Struktura besohet se është rritur për rreth 300 vjet, thanë shkencëtarët, dhe është krijuar nga një “rrjet i ndërlikuar” i polipeve të vogla koralesh.

Ky koral dallon nga një koral shkëmbor, i cili përbëhet nga koloni të dallueshme koralesh, shpjeguan shkencëtarët.

I gjerë 34 metra dhe 32 metra i gjatë, ky “mega-koral”, thanë hulumtuesit, është tri herë më i madh sesa korali më i madh i zbuluar paraprakisht në Samoan amerikane, i quajtur “Big Momma”.

“Përderisa ‘Big Momma’ duket si një lugë e madhe me akullore e vendosur poshtë një shkëmbi, ky koral i sapozbuluar është sikurse akullorja kur fillon të shkrihet, dhe shtrihet përgjatë shtratit të detit”, tha shkencëtarja kryesore e ekipit që e zbuloi koralin, Molly Timmers.

Korali është më i gjatë sesa një balenë blu dhe besohet se është “aq kolosal” sa mund “të shihet nga hapësira”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Mungesat s’do të ndihen ndaj Çekisë”, Hamdi Salihi tregon ‘sekretet’ e Sylvinhos: Ja pse nuk luajnë Uzuni dhe Muçi

Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të shtunë përballë...

Franco Foda mesazh lojtarëve para Rumanisë: Nëse duam vendim e parë, të mposhtim rumunët

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda ka folur...

“UFO-t ekzistojnë!”/ Veterani i marinës amerikane në Kongres: Amerikanët meritojnë të dinë të vërtetën

UFO-t janë reale dhe amerikanët meritojnë të dinë të...