“Silvinjo ka bërë diçka të mrekullueshme”, Broja vlerëson trajnerin: I gjeta çunat më të bashkuar

Date:

- Advertisement -

Armando Broja ka vlerësuar punën e kryer nga Silvinjo në Kombëtaren shqiptare. Lojtari 22-vjeçar ishte i ftuar në studion e emisionit “Kampionët” në “TV Klan”, ku ka thënë se në mars e gjeti skuadrën më të bashkuar se më parë. Sipas tij, Silvinjo ka bërë diçka të mrekullueshme në stolin e Shqipërisë.

“Kam marrëdhënie shumë të mirë me çunat e Kombëtares. Me Mitajn kuptohem shumë mirë. Nuk flasim vetëm me gojë, por edhe me sy. Gjithashtu me Gjimshitin, me Muçin dhe Asllanin. Kur isha i dëmtuar Sivlinjo erdhi më takoi në Angli bashkë me Zabaletën. Kemi folur shpesh edhe në telefon. Ai ka bërë diçka të mrekullueshme. Edhe grupi mu duk shumë më mirë, çunat ishin shumë më të bashkuar. Në mars ambienti në grup ishte ‘top’. Kishim komunikim me trajnerin. Ka bërë një gjë të mrekullueshme”, ka deklaruar Armando Broja.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Blendi Fevziu: Ismail Kadare të varroset pranë vëllezërve Frashëri te kodrat e Liqenit

Gazetari Blendi Fevziu ka propozuar që Ismail Kadare të...

“Oh ëndërr e bukur”! Gjermanët shkruajnë shqip: Nuk të njihnim Shqipëri, fitove zemrat tona

Shqipëria është eliminuar nga Europiani i Gjermanisë që pas...

“O tullac…”, çfarë ndodhi në përfundim të ndeshjes Angli-Sllovaki? Calzona dhe Rice afër përleshjes

Finalja Angli-Sllovaki ishte shumë e tensionuar, një ndeshje e...

Zgjedhjet në Angli/ Flet babai i kandidates shqiptare: Sara, zë i fortë për bashkëatdhetarët

Futbollisti i njohur i viteve 70-80 Edmond Gezdari nuk...