Stërvitje me dyer të hapura për Kombëtaren, as shiu nuk ndal tifozët e kuqezinjve (VIDEO)

Date:

- Advertisement -

Kombëtarja shqiptare e futbollit sot ka zhvilluar dy seanca stërvitore në Kaiserau të Gjermanisë ku është e grumbulluar, me të dytën që ishte me të vërtetë e veçantë për kuqezinjtë. Kjo, pasi ajo është zhvilluar me dyer të hapura për të gjithë tifozët që dëshironin të shihnin në veprim Kombëtaren teksa përgatitej për pjesëmarrjen në Euro 2024.

Edhe pse reshjet e shiut nuk pushuan gjatë pasdites, shumë tifozë të Kombëtares ishin të pranishëm në këtë stërvitje, duke parë nga afër idhujt e tyre, duke bërë foto e marrë autografe prej tyre, për një pasdite të paharrueshme për ta.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Tamit i dhamë paratë për 6 bileta të Europianit dhe s’na erdhën kurrë!”

Një qytetar ka denoncuar një rast të rëndë mashtrimi...

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...