Të gjithë sytë nga Broja, Manaj dhe Daku, por mesfusha “nxjerr” në dritë kuqezinjtë

Date:

- Advertisement -

Kombëtarja shqiptare ka ende shpresa për kalimin e grupit. Edhe nëse Spanja dhe Italia kualifikohen si të parat e grupit, sërish kuqezinjtë kanë shpresa për kalimin në fazën tjetër si vend i 3-të, ku 4 ekipe nga 6 do të mund të sigurojnë biletën për në “Play-Off”.

Shqipëria ka një grup lojtarësh mjaft cilësorë, teksa talenti nuk iu mungon. Për fatin tonë të keq jemi në grupin e “ferrit”, por kjo nuk na ka stepur aspak për t’u përballur denjësisht me Italinë apo Kroacinë që janë kampionë Bote dhe nënkapionë Europe.

Po shënojmë gola spektakolare, madje po vendosim rekorde ndeshje pas ndeshje. Ndodhi me Italinë me golin e Nedim Barjamit, ku pas 23 sekondas gjeti rrugën e “axxurëve”. Mesfushori i Kombëtares bëhet lojtari i vetëm që ka shënuar një gol kaq të shpejtë në historinë e Europianëve.

Por jo vetëm kaq, edhe Klaus Gjasula theu dy rekorde ditën e djeshme. Është lojtari i vetëm që hyn si zëvendësues në pjesën e dytë dhe shënon dy gola, nga 1 në secilën portë. Por gjithashtu mesfushori shënoi golin e barazimit në minutën më të vonë në një Europian. Një statistikë tjetër e veçantë.

Ndërkohë nuk mungon as goli i Qazim Laçit, një ‘perlë’ tjetër kuqezi e shënuar në mes të Hamburgut. Por një detaj mjaft interesant bie në sy. Në fakt të gjithë i kemi sytë te Broja, Manaj, Daku, Asani apo Seferi me Muçin, por 3 golat kuqezi në dy sfidat e para deri tani janë shënuar nga mesfushorë.

Bajrami, Laçi dhe Gjasula kanë “nxjerrë” në dritë kuqezinjtë me supergolat e tyre. Shpresojmë që ndaj Spanjës ditën e hënë, “djemtë” e Sylvinhos të shënojnë të tjerë supergola për të bërë të mundur edhe kalimin e grupit B.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ GOOOL! Berat Gjimshiti bën rolin e sulmuesit, shënon gol në Champions League

Berat Gjimshiti ka gjetur rrugën e rrjetës në Champions...

Tension në gjyq, e ëma e Santiago Malkos drejtuar Dukës: “Meriton dënim me vdekje!”

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në GJKKO për Leonard...