“Të kenë kujdes nga Shqipëria, mund të bëjë surprizën”, Reja tregon xhelozinë e vetme për Silvinjon: Do të doja të luaja ndaj Italisë, Kroacisë e Spanjës

Date:

- Advertisement -

Edi Reja ishte i pranishëm në Tiranë ditën e sotme. Ish-trajneri i Kombëtares ishte i ftuar në ceremoninë e “Më të mirët 2023” të organizuar nga FSHF-ja, ku së bashku me De Biazin i kanë dorëzuar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit Orges Shehit. Përpara nisjes së mbrëmjes gala, Reja ka dhënë intervistë për “Supersport”-in. Ai ka vlerësuar punën e bërë nga Silvinjo, por mohon të ndihet xheloz për suksesin e brazilianite. E vetmja zili që ndjen është fakti se do të donte të përballej me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë në Europian.

“A ndihem xheloz për Silvinjon? Jo, aspak. Ishte një vazhdimësi e punës së nisur disa vite më parë. E gjeta Shqipërinë në një moment pak të vështirë dhe u munduam të ndryshojmë. Edhe kundërshtarët ishin më të fortë, pasi Polonia e këtij edicioni ishte më e dobët se ajo që u përballëm ne. Gjithsesi skuadra është cilësore dhe Silvinjo ka bërë një punë të mirë. Jam shumë i kënaqur që djemtë ia dolën dhe jam edhe pjesërisht krenar për atë sukses të tyre.

E kam thënë tashmë në intervista, që kundërshtarët e Shqipërisë duhet të bëjnë kujdes. Është një grup shumë i vështirë dhe të gjithë duhet të kenë kujdes nga Shqipëria, pasi mund të bëjë surprizën. Ja, këtu jam pak xheloz, pasi do të luajnë kundër Italisë, Kroacisë, e Spanjës dhe do të doja të isha. Megjithatë djemtë kanë cilësi dhe jam i sigurt që do të bëjnë një paraqitje dinjitoze”, ka thënë Edoardo Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...