“Tigri” i zbulon arsyet e krisjes mes FSHF-së dhe Plisave: S’na lanë me hy, i thyem dyert, ju ka penguar një mesazh i yni
Ish-kryetari i “Plisave”, Albert Kastrati – “Tigri” e ka zbuluar arsyen e krisjes mes tifozerisë prishtinase dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, pas së cilës tifozët nga kryeqyteti mbetën pa bileta dhe pa e shijuar festën në “Air Albania” mbrëmë.
Edhe vetë tifozi i flaktë i Kuqezinjve ishte prezent muajin e kaluar në ndeshjen ndaj Republikës Çeke kur kishte nisur gjithçka, shkruan “Gazeta Express”.
“Kur shkuam, një shokut nuk iu bëri bileta, plot tifozëve nuk iu bënte bileta tek hyrja. Unë vetë e thirra sekretarin Ilir Shulku. Tha vonë na keni thirr, nuk kemi çka ju bëjmë. Ju thash, kemi ardhur nga Prishtina dhe po thua nuk ka bileta. I thyem dyert dhe kemi hyrë në stadium. Qaty ka qenë problemi, problemi ishte tek ata e jo tek ne”, deklaroi “Tigri” në emisionin “Favorit” në T7.
“Kemi bërë shumë sakrifica për Kombëtaren. Kemi udhëtuar nga 12 orë dhe nuk ka pasur bileta. Besoj që do t’i bien pishman”, vazhdoi ai.
Tigrit” i pengon edhe fakti se FSHF-ja ua ka ndaluar hyrjen në afat të pacaktuar në stadium disa tifozëve që janë pjesë të “Plisave”.
Sipas tij, mesazhet kombëtare të kësaj tifozerie po i pengojnë dikujt.
“Ju ka penguar mesazhi i ‘Plisave’, ‘Mallkue qoftë kush s’na do bashkë’”, përfundoi ish-kryetifozi i “Plisave”. /Gazeta Express/